Flash News

KRYESORE

Incidenti në aksionin e RENEA-s, familjarët e 85-vjeçarit: Ishte në gjumë kur u e kapi plumbi në kokë

Dalin detaje të reja nga incidenti i shënuar në operacionin blic të mëngjesit të sotëm në fshatin Remas në Divjakë.

Në operacion mbeti i plagosur një i moshuar, Haxhi Lika 85 vjeç. Fillimisht, policia tha se i moshuari kishte dalë në dritare dhe kishte qëlluar me çifte në drejtim të policisë.

Por, familjarët kanë reaguar menjëherë duke treguar për ‘News 24” se versioni i policisë nuk është i vërtetë.

Ata thonë se të gjithë pjesëtarët e shtëpisë kanë qenë në gjumë, kur kanë dëgjuar krismat e armëve dhe goditjen e banesës së tyre nga plumbat, siç shihet edhe nga fotot.

Për pasojë, u godit në kokë i moshuari ndërsa flinte në krevatin e tij. Ata konfirmojnë faktin se i moshuari kishte një armë gjahu çifte me leje, që e mbante pranë tij në dhomën e gjumit.

Kujtojmë se aksioni rreth orës 04.00 të mëngjesit po zhvillohej për kapjen e dy personave të rrezikshëm, të dyshuar për vrasje.

Të fundit