Flash News

KRYESORE

Incidenti në gjimnazin e Fierit, Besa Shahini flet për ndërhyrje politike: Kërkojnë të dëmtojnë punën e mirë në shkollë

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka reaguar pas incidentit të sotëm të ndodhur në gjimnazin “Janaq Kilica”, në Fier, ku një nxënëse u ndje keq, ndërsa drejtoresha e Zyrës Arsimore në Fier, Yllka Beci, bëri deklaratën e befasishme se vajza “është shtatzënë”.

Në Facebook, Shahini hedh akuza ndaj opozitës jashtë parlamentare, se ka pasur si qëllim të manipulojë ngjarjen politiksht, për të dëmtuar sipas saj “punën e mirë të bërë në shkollë prej shumë vitesh.”

Ministrja përmend edhe ankesa për “ndërhyrje politike në shkollë”, për të cilat shkruan se po hulumtohen me kujdes.

Reagimi i plotë:

Sapo u dakordësuam me Kryetarin e Bashkisë Fier për të ndërhyrë edhe në godinën e vjetër të shkollës së mesme “Janaq Kilica”, që ta sjellim në gjendjen e godinës së re, pra në gjendjen të cilën meriton shkolla qendrore e Fierit.

Nuk do të lejojmë që ngjarje të manipuluara politikisht për të shkaktuar kaos të dëmtojnë punën e mirë që bëhet në atë shkollë prej shumë e shumë vitesh. Kemi shtuar oficerët e sigurisë dhe prezencën e psikologut në shkollë, në mënyrë që të mbështesim drejtoren e cila po bën një punë të mirë në organizimin e shkollës.

Ankesat për ndërhyrje politike në shkollë po i hulumtojmë me kujdes dhe do të marrim masa që të sigurohemi se tensionet politike të stisura nga opozita jashtë-parlamentare mos të ndikojnë punën e rëndësishme shkollore.

Të fundit