Flash News

KRYESORE

Incidenti në gjykatë, Spaho telefonon Xhafajn dhe drejtorin e policisë: Më thuaj, kush të dha urdhër!

Incidenti në gjykatë, Spaho telefonon Xhafajn dhe drejtorin e

Deputeti dhe kreu i grupit parlamentar Edmond Spaho ka telefonuar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj menjëherë pas incidentit të ndodhur brenda ambienteve të gjykatës së Tiranës. Deputetët e opozitës dhe policia u konfrontuan, pasi këta të fundit nuk i lejonin të hynin në sallë. Për pasojë, Spaho mbeti i lënduar në fytyrë.

Më pas, Spaho ka telefonuar menjëherë ministrin Xhafaj, por ai mësohet se nuk i është përgjigjur. Më pas, deputeti demokrat ka telefonuar drejtorin e policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj dhe dëgjohet teksa i kërkon llogari se kush dha urdhër që deputetet të mos lejohen në sallë.

“Me ç’të drejtë pengohen deputetët, nuk ka vendim për seancë me dyer të mbyllura, kush të dha urdhër, këtë më thuaj”, është dëgjuar Spaho teksa fliste me tone të larta në telefon.

 

Të fundit