Flash News

KRYESORE

Incidenti në hotelin ku do bëhej festa, ndërrojnë jetë tre adoleshentë në Irlandë

Tre adoleshentë kanë nderuar jetë në ambientet e një hoteli në Cookstown të Irlandës, ku pritej të bëhej festa e Shën Patrikut.

Një vajzë 17-vjeçare dhe dy djem të moshës 16 dhe 17 vjeç vdiqën pas incidentit jashtë hotelit Greenvale mbrëmjen e djeshme.

Dyshohet se ngjarja e  rëndë ka ndodhur pasi të rinjtë kanë shtyrë njëri tjetrin drej derës së hotelit ku dhe kanë rënë duke u përplasur në tokë.

Policia tha se një grup i madh i të rinjve kishin pritur për të hyrë në një disko rreth orës 21:30 (me orën lokale).

Shefi i Shtabit Con Mark Hamilton në një deklaratë për median u shpreh se kishte një shtyrje drejt derës së përparme.

“Hetimet tona paraprake tregojnë se ka pasur një dërrmim drejt derës së përparme të këtij hoteli, dhe duket se njerëzit kanë rënë duke shtypur njëri-tjetrin,” tha asistenti i Shërbimit Policor të Shtetit të Irlandës së Veriut, Mark Hamilton.

“Një dëshmitar okular adoleshent, i cili nuk donte të identifikohej tha për Ulster Herald që po priste jashtë hotelit kur filloi një “shtypje”.

“Papritmas, kishte një shtyrje përpara dhe të gjithë rreshti ra dhe të gjithë u përplasën përtokë”, tha dëshmitari.

BBC raporton se dëshmitari ka shtuar më tej se të rinjtë ranë në dysheme mbi njëri-tjetrin dhe askush nuk mundi të lëvizte për 20 minuta, duke shtuar se ishin më shumë se 100 njerëz të përfshirë në aksident.

Drejtori Mjekësor i Shërbimit të Ambulancës së Irlandës së Veriut Dr Nigel Ruddell e konsideroi “aksidenti tragjik’ ngjarjen.

 

 

Të fundit