Flash News

KRYESORE

Incidenti në komision, Ambasadori i OSBE refuzon të dëgjojë LSI-në. Luan Rama: U ngrit si ushtar i Gramoz Ruçit...

Incidenti në komision, Ambasadori i OSBE refuzon të dëgjojë

Një sjellje aspak normale ka qenë ajo e ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt, i cili është larguar menjëherë nga mbledhja e parë e Komisionit të të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, pas përfundimit të diskutimit nga dy përfaqësuesit e PS dhe PD. Luan Rama kërkoi fjalën në emër të LSI-së, por ambasadori u largua dhe drejtuesi i komisionit, Gramoz Ruçi, largoi mediat nga salla.

Pas përfundimit të mbledhjes, Luan Rama deklaroi jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit se ambasadori i OSBE-së nuk duhet të sillet si ushtar i Gramoz Ruçit, por të qëndrojë si përfaqësues i misionit.

“Disa përfaqësues te mazhorancës por edhe disa përfaqësues ndërkombëtarë e ambasadorë u ngritën si ushtarë dhe ikën pa dëgjuar vullnetin politik në këtë komision. E ftoj ambasadorin e OSBE qe ishte sot në mbledhje që të mos ngrihet si ushtar i Gramozit por të qendrojë atje si përfaqësues i misionit që ka dhe një partner për një reformë transperente konsensuale dhe në të mirë te procesit zgjedhor në Shqiperi”, u shpreh Rama.

Të fundit