Flash News

KRYESORE

Incidenti në Kuvend, reagon ministri Lleshaj: Njëlloj me skenat që krijoi Gruevski në vitin 2017

Incidenti në Kuvend, reagon ministri Lleshaj: Njëlloj me skenat

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar incidentin e ndodhur sot në seancën plenare, ku deputeti Edi Paloka ka spërkatur me bojë kryeministrin Edi Rama.

Lleshaj e përshkruan ngjarjen e sotme si të ngjashme me skenat që krijoi Gruevski në Kuvendin e FYROM në prill të 2017, në bashkëpunim të ngushtë me kumbarët antiatlantikë nga Lindja.

“Maqedonia e Veriut në NATO është interes edhe i Shqipërisë. Përpjekja e opozitës për të njollosur solemnitetin atlantik të një vendimi në Kuvend, është turp dhe dëshpërim.

Përpjekja e sotme ishte shumë e ngjashme me ato skena që krijoi Gruevski në Kuvendin e FYROM në prill të 2017 në bashkëpunim të ngushtë me kumbarët antiatlantikë nga Lindja.

Asgjë nuk e ndalon vullnetin e njerëzve të lirë të Ballkanit për t’u bashkuar në NATO dhe BE. Urime për Maqedoninë e Veriut”, shkruan Lleshaj në rrjetet sociale.

Të fundit