Flash News

KRYESORE

Incidenti në Maltë i Bashës me Gruevskin, organizatorët i ulën pranë njëri-tjetrit, kreu i PD i pakënaqur

Incidenti në Maltë i Bashës me Gruevskin, organizatorët i

Gjatë Kongresit të Partive Popullore Europiane në Maltë, ka patur një moment pakënaqësie nga delegacioni i Partisë Demokratike të Shqipërisë, që udhëhiqej nga kryetari Lulzim Basha.

Organizatorët kishin vendosur në krah të Bashës, ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevskin, i cili po krijon në shtetin fqinj një frymë gjithnjë e më të madhe kundër popullsisë shqiptare.

Sipas agjencisë INA, Gruevski ka kërkuar takim me Bashën, por ky i fundit ka refuzuar, madje ka shprehur pakënaqësi edhe për faktin se vendet i kishin pranë njëri-tjetrit.

“Basha nuk ka dashur dhe nuk ka për çfarë të ulet me Gruevskin për të biseduar, edhe pse ka pasur një kërkesë të tillë për takim. Përveç kësaj kreu i demokratëve i është shmangur edhe çdo fotografie të përbashkët”, theksuan për INA, burime partiake nga PD.

Partia Demokratike ka mbështetur platformën e partive shqiptare për krijimin e qeverisë së re në Maqedoni, e cila po kundërshtohet ashpër nga VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit.

Të fundit