Flash News

KRYESORE

Incidenti në mitingun e PD-së, Prokuroria do të nis hetimet për pengim të subjekteve zgjedhore

Incidenti në mitingun e PD-së, Prokuroria do të nis hetimet

Pas incidentit të shënuar në mitingun e PD-së ditën e shtunë,Prokuroria do të nis hetimet për pengim të subjekteve zgjedhore.Ndërkohë policia e referon ngjarjen si vepër penale të ndotjes së ajrit.

 

Në bulevard u lëbduan 140 persona mes tyre edhe kreu i PD-së Lulzim Basha. Ministria e Shëndetësisë gjithashtu ka njoftuar se po punon me Ministrinë e Rendit dhe Drejtorinë e Policisë për të zbardhur shkaqet e helmimit masiv të qytetarëve pjesëmarrës në mitingun e çeljes së fushatës së PD, ditën e djeshme.

 

Sipas MSH, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në orët e para të mëngjesit janë paraqitur pacientë me shenja të helmimit (intoksikacion) si: skuqje të syve, djegie të syve, irritim të shprehur të lëkurës në zonat e ekspozuara të fytyrës dhe qafës, si dhe në raste të veçanta edhe vështirësi të lehtë në frymëmarrje.

Po kështu, rreth orës 5:00 të mëngjesit është paraqitur edhe lideri i opozitës Lulzim Basha me simptoma të ngjashme.

Ministria e Shëndetësisë thekson se po punohet për zbulimin e shkakut të këtyre simptomave.

Të fundit