Flash News

KRYESORE

Incidenti në OKB, Pacolli takon delegacionin e Marokut. Kryeministri: Erdhi i paftuar; nuk e njohim Kosovën

Incidenti në OKB, Pacolli takon delegacionin e Marokut. Kryeministri: Erdhi

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, njoftoi dje për takimin që kishte zhvilluar me delegacionin e Marokut në OKB, i kryesuar nga kryeministri Saadeddine Othmani. Pacolli sqaronte se kishte kërkuar nga Othmani vendosjen e marrëdhënieve diplomatike për të punuar në sferat me interes të përbashkët.

“Diskutim i frytshëmn në Asamblenë e OKB-së me kryeministrin e Marokut, Saadeddine Othmani, për marrëdhëniet e Kosovës me Marokun dhe për dëshirën tonë për të vendosur marrëdhënie diplomatike për të punuar në sferat me interes të përbashkët”, shkruante Pacolli në ‘Twitter’.

Por ky njoftim i Pacollit nuk është pritur aspak mirë nga kryeministri maroken, i cili ka theksuar se Pacolli është ulur i paftuar në tavolinë dhe se me të nuk ka diskutuar për vendosjen e marrëdhënieve.

“Gjatë një pushimi me delegacionin tim, një zotëri nga Kosova imponoi prezencën e tij. Ne nuk kemi diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe as për vendosjen e kontakteve. Qëndrimi i Marokut është konstant. Maroku nuk e njeh Kosovën dhe nuk ka marrëdhënie me të”, thotë Othmani.

Këtij qëndrimi të Marokut, Kosova nuk i është përgjigjur ende.

Sa i përket punimeve të Asamblesë, Pacolli ka vijuar me takimet intensive që përfshijnë bisedimet me zyrtarët nga Norvegjia, Belgjika, Afganistani, Etiopia, Austria, Somalia, Sllovakia, Palau dhe Benini.

Kërkon të ulet në krah të SHBA dhe Rusisë në OKB, Shqipëria nis 3 vite më herët lobimin për Këshillin e Sigurimit

Meta takohet me presidentët e Polonisë dhe Argjentinës; diskuton marrëdhëniet dypalëshe

Të fundit