Flash News

KRYESORE

‘Incidenti’ në Qytet Studenti, reagon Basha: Punonjësja e konviktit na kërkoi të largoheshim me porosi nga lart

‘Incidenti’ në Qytet Studenti, reagon Basha: Punonjësja e

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas incidentit të natës së mbrëmshme, ku gjatë një takimi me studentët në Qytet Studenti është përplasur me punonjësen e konviktit.

Sipas Bashës, punonjësja e konviktit, ka kërkuar që të largohen nga ambientet e konviktit me porosi nga lart.

“Ngjarjet e 24 orëve të kaluara janë një pamje e qartë e realitetit me të cilin përballet Shqipëria.

Mbrëmë ishim të ftuar nga disa studentë për të parë si jetojnë dhe për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Studentët tanë janë e ardhmja e këtij kombi, shqetësimet e tyre janë shqetësimet tona. Kjo është rruga jonë. Rruga e të dëgjuarit, e përfaqësimit të vërtetë të të gjithë shqiptarëve.

Kur mbërritëm në godinë u takuam me një punonjëse të konviktit, e cila na kërkoi të largoheshim. Kjo porosi erdhi nga lart.

Në fakt kjo është rruga tjetër, ajo e frikësimit dhe intimidimit.

Si shërbyes publik, nuk do të lejoj askënd që të më pengojë të dëgjoj problemet e bashkëqyetarëve të mi dhe të përpiqem t'i ndihmoj ata. Kjo është arsyeja pse u bëra pjesë e jetës publike.

Unë u bëj thirrje atyre që merren me kërcënime dhe frikësime, të rishqyrtojnë taktikat e tyre. Populli shqiptar do të dëgjohet!”, shkruan Basha në Fb.

Ndërkohë, dje Bashkia e Tiranës ka denoncuar në polici kryetarin e Partisë Demokratike, me akuzën se ka dhunuar recepsionisten e konviktit nr 4 te "Qytet Studenti" .

“Bashkia e Tiranës dënon dhunën e ushtruar ndaj recepsionistes së Godinës nr. 4 në Qytetin Studenti nga qytetari Basha dhe tabori i tij i figurantëve, që prej disa ditësh kanë nisur të xhirojnë klipe nëpër Tiranë, si këngëtarë tallavaje, dhe dëshiron të informojë qytetarët se ka nisur menjëherë procedurat për denoncimin e tij para organeve ligjzbatuese si dhunues”, reagonte ndër të tjera bashkia.

Të fundit