Flash News

KRYESORE

Incidenti në Shkodër/ Hajdari: Goditje nën brez, por më shumë më bëri nder se sa më dëmtoi

Incidenti në Shkodër/ Hajdari: Goditje nën brez, por më

Deputetja Rudina Hajdari është pyetur në ‘Opinion’ edhe për incidentin që pati në Shkodër me një prej të rinjve, gjatë vizitës së saj në qytetin verior.

I pyetur për këtë ngjarje nga gazetari Blendi Fevziu, Hajdari deklaroi: “Ishte një gjë që kaloi, më shumë nder më bëri se sa më dëmtoi.  Goditje nën brez që ju e dini mirë.

Incidenti i Hajdarin ndodhi gjatë një takimi me të rinjtë në shkollën ‘Shejnaze Juka’ në Shkodër.  Më herët deputetja kishte dhuruar rrogën e saj për dëmtimet që u shkaktuan nga zjarri i ndezur pak ditë para zgjedhjeve të 30 Qershorit pasi ambientet po përdoreshin si KZAZ.

Por kur Hajdari mori fjalën, ajo u ndërpre nga njëri prej të rinjve. Ai e akuzoi se përfaqësonte Kryeministrin Edi Rama.

Debati i plotë

Rudina Hajdari: Të dashur nxënës, të dashur mësues, me qetësi…

(I riu ndërhyn duke folur)

Rudina Hajdari: Hajde, hajde, hajde këtu, hajde ma thuaj këtu

I riu: Shko pas Edi Ramës, Shkodra është e PD-së

Rudina Hajdari: Ti je djalë i ri dhe nuk duhet të merresh me politikë

I riu: E njeh ti Azem Hajdarin?

Rudina Hajdari: Më vjen mirë që e njeh Azem Hajdarin

I riu: Unë e njoh por nuk e njeh ti.

Rudina Hajdari: Tani besoj se …

I riu: Ai ka luftuar për të sjellë demokracinë, ti je duke kthyer komunizmin, shtojcë e Edi Ramës, je turpi i shqiptarëve…

(Ndërhyn Halit Valteri për ta larguar)

Rudina Hajdari: Të dashur nxënës

(Ovacione në sallë për Rudina Hajdarin)

Të fundit