Flash News

KRYESORE

Incidenti si në filma me turistët spanjollë, zbardhet dëshmia e Mihal Kokëdhimës: Kam mik kryeministrin  

Incidenti si në filma me turistët spanjollë, zbardhet

Mihal Kokëdhima, pronari i një restoranti në Himarë që sulmoi tri ditë më parë një grup turistësh spanjollë, ka dalë sot para gjykatës në Vlorë.

55-vjeçari u arrestua një ditë pas incidentit, një skenë që referuar edhe videos që po bën xhiron e rrjetit prej ditës së djeshme, duket më shumë si një skenë filmash aksion.

Biznesmeni hipi në kofanon e makinës së turistëve dhe për 3 kilometra qëlloi me grushte xhamin e përparmë në përpjekje për të hyrë brenda.

Ndërkohë, sot në sallën e gjyqit ka deklaruar se i ndoqi turistët pasi ishin larguar pa paguar.

“Nuk kam prekur njeri me dorë, ku janë këto fakte.  U mundova t'i ndaloja se ikën pa paguar, këtë e kam të faktuar. Ata ndezën makinën dhe desh më shtypën. Ju luta gjithë rrugës të ndalonin, por ata nuk ndaluan. Ata futën marshin të më shtypnin dhe unë u hodha në kroskot. Kur ndaluan zbrita nga makina dhe shkova vetë lajmërova policinë. Kam dy fëmijë në shkollë në Gjermani. Ne vetëm dy muaj punojmë. Më lini të punoj",  është shprehur pronari Mihal Kokëdhima.

Por më herët, para nisjes së seancës, Kokëdhima dëgjohet teksa komunikon me avokatët. Atyre u drejtohet duke u thënë se kryeministrin e ka mik.

Avokatët: Për ty ka fol vetë kryeministri.

Kokëdhima: E kam mik kryeministrin

Avokatët: Kryeministri është i gjithëfuqishëm dhe harron që korrupsioni i tij ka marrë dhenë.

Të fundit