Flash News

KRYESORE

Indeksi i kostove të jetesës, Tirana është qyteti i tretë më i shtrenjtë në rajon

Kosova, Maqedonia dhe Serbia janë vendet që kanë kosto më të ulët jetese në rajon, sipas të dhënave krahasuese që raportohen nga Numbeo.com për 2018. Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Shqipëria kanë indeks dukshëm më të lartë, sipas të dhënave të ofruara së fundmi nga Il Sole 24 Ore.

Sipas të dhënave të marra në shqyrtim, Tirana është qyteti i tretë më i shtrenjtë në rajon, ku me kostot më të lira rezulton Prishtina dhe më pas Shkupi. Më i shtrenjti në rajon është Podgorica, me 39.8 pikë përllogaritje të indeksit, ndjek Sarajeva me 37.9, Tirana me 37.33, Serbia me 36.6, Shkupi me 34.7 dhe Prishtina e fundit, më e lira me 26.2.

Sipas publikimit të tremujorit ë parë të 2018, Tirana rezulton më e shtrenjtë se sa Beogradi, duke u renditur kështu në tre qytetet më të shtrenjtë në Ballkan.

Në Europë, kryeson Zvicra, ndjekur nga Islanda dhe Norvegjia. Kosto më të ulët në Europë ka Moldavia, Ukraina dhe Kosova.

Çmimet e kategorive të marra në konsideratë: çmimet ushqimore, restorantet, transporti dhe shërbime të ndryshme.

Numeo.com ka marrë në studim 540 qytete botërore, ku ka analizuar kostot e tyre të jetesës për 2018.

Indeksi i kostos së jetesës nga Numbeo është një tregues relativ i çmimeve të mallrave të konsumit, duke përfshirë ushqimet, restorantet, transportin dhe shërbimet. Indeksi nuk përfshin shpenzimet e akomodimit si qiraja ose kredia. (Monitor)

Të fundit