Flash News

KRYESORE

Indinjatë në Gjermani, një neonazist zgjidhet kryetar i një qyteti

Indinjatë në Gjermani, një neonazist zgjidhet kryetar i një

Në Gjermani ka shkaktuar indinjatë zgjedhja e një neonazisti si kryetar të një qyteti në shtetin e Heses. Stefan Jagsch, nga Partia Kombëtare Demokratike e ekstremit të djathtë, fitoi zgjedhjet në qytetin e Valdzidlung-ut, me rreth 2650 banorë, në afërsi të Frankfurtit.

Jagsch nuk pati asnjë rival dhe këshilltarët lokalë, që përfaqësojnë Demokristianët e kancelares Angela Merkel, partnerin e tyre qeverisës, Partinë Social-Demokrate, dhe Partinë e Demokratëve të Lirë, votuan për Jagschin.

Udhëheqësja e Demokristianëve, Annegret Kramp-Karrenbauer, kërkoi anulimin e zgjedhjeve.

Sekretari i saj i përgjithshëm, Paul Ziemiak, tha se "zgjedhja e një anëtari të një partie që ndjek synime antikushtetuese, është e turpshme".

Sekretari i përgjithshëm i Social-Demokratëve, Lars Klingbeil, tha se partia e tij nuk bashkëpunon me nazistët. Por vetë Jagsch premtoi se do të punojë për interesat e qytetit.

Të fundit