Flash News

KRYESORE

'Industria e pasaportave' qarkullon 2 miliard USD në vit. Në treg për nënshtetësi amerikane, britanike, qipriote, etj? Do të të kushtojë

'Industria e pasaportave' qarkullon 2 miliard USD në vit. Në

 

Një speciale e Intelligent life, një periodik i revistës The economist, jep një hartë të vendeve që u ofrojnë pasaporta shtetasve të huaj, duke shpjeguar edhe kushtet që duhet të plotësojnë. Një nënshtetësi e dytë apo e tretë është një industrim më vete dhe gjenron 2 miliard dollarë në vit, sipas Henley & Partners. Burimet më të mëdha të kërkesave janë Kina, Rusia dhe Lindja e mesme.  

Peter Vincent i Borderpol, shoqata e agjentëve të kufijve, përllogarit se 1 përqind e kësaj industrie janë shkelës të të drejtave të njeriut, pastrues parash, apo në kërkim nga drejtësia.  

Disa prej vendeve që e ofrojnë këtë shërbim kërkojnë një donacion në cash, të tjerë investime në bono qeveritare apo blerje pronash të patundshme. Disa përqendrohen te përfitimet ekonomike afatgjata duke u ofruar pasaporta sipërmarrësve që ngrenë një kompani lokale dhe krijojnë një numër vendesh pune. Investimet e kërkuara fillojnë nga 10 mijë dollarë (leje qendrimi në Tajlandë, për shembull), dhe deri në më shumë se 10 milion dollarë (rezidencë me procedura të përshpejtuara në Britani).  

Vendet e vogla në Karaibe janë shumë të hapura ndaj dhënies së pasaportave.St Kitts dhe Nevis, në dekadën e fundit, kanë shitur më shumë se 10 mijë pasaporta me një vlerë prej 250 mijë dollarësh, apo më shumë, për secilën. Dominika lëshon rreth 2 mijë pasaporta në vit me një vlerë prej 100 mijë USD.

Industria mori një hov kur Malta dhe Qipro u futën në BE. Qipro reklamon "nënshtetësi europiane brenda pak muajsh", me të gjitha benefitet, përfshirë edhe sigurimet shëndetësore dhe pa të kërkuar të jetosh në ishull apo të kalosh testet e historisë dhe të gjuhës. Për gjithë këto benefite të duhen 2 milion USD. Ishulli është mbushur me vila të banuara nga rusë dhe kinezë.  

Malta është më e lirë: të duhen të paktën 650 mijë USD, plus 25 mijë për bashkëshorten apo një fëmijë. Por, edhe rregullat janë më të rrepta. Vetingu merr një vit dhe 1/3 e aplikimeve refuzohen.

Edhe vende të tjera po kërkojnë të bëhen pjesë e kësaj industrie. Mali i Zi, për shembull, fqinji ynë, e ka rihapur programin më parë të dështuar, pas pritshmërive për t'iu bashkuar BE në vitin 2022.  

Edhe Amerika ka një program nënshtetësie të quajtur 'EB-5 programme' i cili u jep mijra të huajve të drejtën për të jetuar dhe punuar në Amerikë nëse ata investojnë 1 milion dollarë, apo gjysmën e kësaj shume në  zona të targetuara me papunësi të lartë dhe hapin të paktën 10 vende pune.  

©Politiko.al

Të fundit