All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Inerpelanca me Ahmetajn, Braçe: U shmange, por s’do ta mbyll gojën para individëve e institucioneve që kanë fituar imunitet fiskal

Inerpelanca me Ahmetajn, Braçe: U shmange, por s’do ta mbyll
All - Paragraf - 1

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe i ka kërkuar llogari ministrit të Ekonomisë dhe Financat, Arben Ahmetajt sa i takon luftës së evazionit fiskal në Federatën Shqiptare të Futbollit.

All - Paragraf - 3

Në një interpelancë me ministrin, Braçe ka replikuar me ministrin, i cili thotë se nuk i përgjigjet pyetjeve të drejtuara për FSHF dhe jo të prezantojë pagesat e klubeve të futbollit.

“Nuk ka ndodhur asnjëherë që të mos kem vlerësuar përpjekjen e qeverisë në luftën kundër evazionit fiskal, por në asnjë rast do ta mbyll gojën para individëve e institucioneve që kanë fituar imunitet fiskal, qofshin nderi apo llumi i kombit, sepse para ligjit të gjithë janë të barabartë.

E them këtë se nuk pyeta sa paguajnë klubet e ekipet e futbollit, unë pyeta prej muajit shkurt sa është tatimi mbi të ardhurat personale që paguhet nga FSHF dhe sa është 10% që i takon buxhetit të shtetit, këto ishin dy pyetjet e mia që nuk mora përgjigje. Kërkesa ime është kushtetuese. E keni arkëtuar 10% apo jo, kjo është pyetja ime, dhe nuk e pranoj dot talljen”, u shpreh deputeti i PS.

Të fundit