Flash News

KRYESORE

Infarkt miokardi në burg protestuesit të Kukësit, reagon ashpër deputeti: Krimi shtetëror është mbajtur i fshehtë nga autorët

Infarkt miokardi në burg protestuesit të Kukësit, reagon

Florian Onuzi pësoi infarkt miokardi në burg ditë më parë. Fatmirësisht i riu kaloi rrezikun për jetën dhe u la i lirë. Pas kësaj ngjarje ka reagaur deputeti demokrat Sali Berisha.

Ai e konsideron ngjarjen krim të shëmtuar shtetëror që është mbajtur i fshehtë nga autorët e tij.

Reagimi i Sali Berishës:

Infarkti i miokardit ne burg i Florian Onuzit te pafajshem, eshte nje krim i shemtuar shteteror!

Te dashur miq, mediat njoftojne se Florian Onuzi vjeç 35 nga fshati Nange i Kukesit ka pesuar infark miokardi nga terrori psikologjik i ushtruar ndaj tij me porosi direkte te Edvin Kristaq Urrejtjes.

Ky krim i shemtuar shteteror eshte mbajtur i fshehte nga autoret e tij, çka provon edhe nje here qarte se terrori i tyre mbi Florianin, absolutisht te pafajshem, eshte shkaku direkt i atakut ne zemer.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt barbarie, i uroj nga zemra Florianit sherim te plote dhe ju bej thirrje te gjithe qytetareve te Kuksit dhe mbare Shqiperise te krrejme nje minute e me pare nga pushteti kalbesiren e Edvin Kristaq Urrejtjes! sb

Të fundit