Flash News

KRYESORE

Infektimi i vëllezërve Budina me COVID-19, Vasili ‘shpërthen’ ndaj Ramës: E dhunoi ligjin haptaz, të ndiqet penalisht

Infektimi i vëllezërve Budina me COVID-19, Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ashpër pas komenteve të kryeministrit Rama për infektimin e vëllezërve Budina me COVID-19. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili shkruan se Rama e ka shkelur haptaz ligjin dhe se ai duhet të ndiqet penalisht dhe të dënohet për krimin e publikimit të emrave të vëllezërve Budina.

“Ndjekja penale dhe dënimi i Edi Rames eshte gjeja me paket per te shto ketu edhe shperdorimin flagrant te detyres permes keqperdorimit te te dhenave shteterore”, shkruan Vasili.

Kujtojmë se, mëherët kryeministri Rama duke shprehur keqardhjen për infektimin e vëllezërve Budina dhe uruar atyre shërim të shpejt, shkruante se “Virusi përfiton nga neglizhenca ndaj rregullave, prandaj duhet bërë kujdes.”

Postimi i plotë i Vasilit:

Edi Rama te ndiqet menjehere penalisht dhe te denohet per krimin e publikimit te emrave te vellezerve Budina si te prekur me COVID-19!

Ruajtja e privatesise se pacientit dhe mospublikimi i semundjes se cdo lloji eshte ligj absolut.

Edi Rama ka shkelur e dhunuar haptas ligjin.

Ndjekja penale dhe denimi i Edi Rames eshte gjeja me paket per te shto ketu edhe shperdorimin flagrant te detyres permes keqperdorimit te te dhenave shteterore.

Prokurori zgjohu se po mbulohesh me turp!

Qytetaret jane te gjithe te barabarte perpara ligjit.

Të fundit