Flash News

KRYESORE

Infektimi me COVID i vëllezërve Budina, PD reagon ashpër: Turp për Ramën që shkel privatësinë, SPAK të nis hetimet

Pas Vasilit, vjen edhe reagimi i Partisë Demokratike referuar deklaratës së kryeministrit Edi Rama për infektimin me koronavirus të dy vëllezërve Edmond dhe Robert Budina.

Përmes zëdhënëses Ina Zhupa, PD e cilëson një turp për Ramën, shkeljen e privatësisë dhe nxjerr të dhënat private për dy artistët e njohur.

“TURP për Ramën që shkel privatësinë dhe nxjerr të dhënat private dhe dy herë TURP që në mes të pandemisë ekspozoi qytetarët ndaj Covid 19 vetëm për të vjedhur pronën e teatrit.

Sot mos bërja e testeve edhe mos marrja e masave paraprake në hapje, na solli në infektimin e çerdheve të fëmijëve, të institucioneve shtërore dhe shtimin e rasteve.

Fatkeqësia e shqiptarëve është që spitalet janë kthyer në vatrat kryesore e përhapjes së Covid 19 dhe për këtë SPAK duhet të nis hetimet me Ramën dhe rameshat e tij”, shkruan Zhupa.

Të fundit