Flash News

KRYESORE

Infektohen 12 mësues dhe tre nxënës me covid-19 në disa shkolla publike në Tiranë

Infektohen 12 mësues dhe tre nxënës me covid-19 në disa

Dje, nisi dita e parë e shkollës dhe ekspertët kanë paralajmëruar se pritet një rritje e rasteve me covid-19 në ditët në vijim.

Megjithatë, deri tani në shkollat e Tiranës janë konfirmuar 12 mësues dhe 3 nxënës. Lajmi është konfirmuar për A2 nga Abikela Prejsi, shefe e epidemiologjisë, NJVKSH

“Në shkollën “Jeronim De Rada” ka dalë një vatër me disa mësues pozitivë. Janë marrë masat dhe është bërë hetimi i thelluar. Janë në izolim personat pozitivë dhe rastet e kontaktit. Në institutin e fëmijëve që nuk dëgjojnë, ka 2 mësues te prekur dhe 1 në shkollën “17 Shkurt” . Po ashtu, kemi pasur 3 nxënës, por që janë izoluar para fillimit të mësimit”, shprehet Prejsi.

Të fundit