Flash News

KRYESORE

Infektohen me koronavirus dy gjyqtare në Gjykatën e Durrësit, pezullohet puna për dy javë

Infektohen me koronavirus dy gjyqtare në Gjykatën e Durrësit,

Është pezulluar për dy javë aktiviteti në Gjykatën e Durrësit pasi është identifikuar një rast me Covid-19.

Vendimi për pezullimin e punës është marrë sot dhe se pritet që në ditët në vijim i gjithë stafi i kësaj gjykate, t’i nënshtrohen analizave për të mësuar situatën e të prekurve.

Ndonëse nuk ka asnjë të prekur, sot pritet të pezullohet edhe aktiviteti i Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, pasi aktiviteti i saj ushtrohet në të njëjtën Godinë me Gjykatën e Apelit të Durrësit.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit u regjistruan 10 raste të reja me koronavirus në Durrës.

Po ashtu ministria e Shëndetësisë informoi për 2 viktima dhe 74 raste të reja në vend.

Të fundit