Flash News

KRYESORE

Infektohet me koronavirus ish-sekretari i përgjithshëmi NATO-s, ishte të hënën në një event

Infektohet me koronavirus ish-sekretari i përgjithshëmi NATO-s, ishte

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana është shtruar në spital pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19, është shprehur një burim për “Reuters” duke thënë se shëndeti i tij po përparonte pozitivisht dhe se ai ishte vënë nën vëzhgim si masë paraprake.

Gazeta “ABC” ishte e para që raportoi të premten se Solana ishte shtruar në spital në Madrid për shkak të koronavirusit. Solana, 77 vjeç, shërbeu si sekretar i përgjithshëm i NATO-s nga 1995-1999, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme nga 1999-2009 dhe ishte Ministri i Jashtëm i Spanjës kur ishte kryeministër Felipe Gonzalez nga 1992-1995.

Solana, ka qenë i pranishëm në një event të hënën me ministrin e jashtëm spanjoll, Arancha Gonzalez Laya.

Burimi: Reuters

Të fundit