Flash News

KRYESORE

"Infektoi një qytetar në Përmet", Florjan Binaj: Ata që sajuan lajmin do përballën në Gjykatë me mua

Pas konfirmimit të rastit të parë pozitiv në qytetin e Përmetit, në disa media online nisi të qarkullonte lajmi se rasti i të infektuarit ishte kontakt i aktorit Florjan Binaj, që sipas tyre aktori e kishte vizituar qytetin rreth një jave më parë. Ky lajm ka revoltuar aktorin, i cili përveçse e quan të pavërtetë, paralajmëron portalin se do ta ndjekë ligjërisht diçka të tillë.

"Pashë një "lajm" tek Report Tv, që aktori i Portokallisë, Florjan Binaj ka infektuar me Covid-19 qytetin e Përmetit dhe se personi i infektuar më paska takuar në një party në Përmet para një jave...Emrin e të infektuarit s'po e bëjmë publike për arsye etike ndërsa emrin tim e bënë llum...

Sa për sqarim, në Përmet kam qenë në datë 7 qershor dhe jo para 1 jave. S'kam qenë në asnjë party dhe nuk kam qëndruar afër askujt që nuk njoh. Kjo është një lojë e shpifur, dashakeqe, e turpshme, e bërë për të ulur dhe hedhur baltë mbi figurën time. E vërteta do dalë në shesh shumë shpejt, ndërkohë që ata që e kanë sajuar këtë lajm, do përballen në gjykatë me mua."- ka shkruar Binaj përmes një postimi të bërë në Instastory pak orë më parë.

Aktori i "Portokalli" e konfirmoi vetë para disa ditësh se kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe se po vetë-karantinohej në shtëpinë e tij.

Florjan Binaj infektohet me COVID-19, testohet i gjithë stafi i "Portokallisë"

Të fundit