Flash News

KRYESORE

Inferioriteti i Bushatit përballë Kotzias/ Greqia i kërkon llogari për pronat e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare

Inferioriteti i Bushatit përballë Kotzias/ Greqia i kërkon

Disa media kanë raportuar sot një nga temat kyçe të takimit në Korçë mes Ditmir Bushatit dhe Nikos Kotzias është ajo për pronat e kishës ortodokse shqiptare dhe statusi i tyre aktual.

Gjithashtu gjatë ditës së nesërme në tryezën e bisedimeve do të jenë problematikat e listuara nga komuniteti grek që jeton në jug të vendit.

Duket se për hir të çeljes së negociatave për anëtarësimin në BE, Shqipëria nuk po e pengon Greqinë që të ndërhyjë në çështje të brendshme, si ajo e pronave të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, por që drejtohet nga kombasi grek Anastasis Janullatos.

Gjithashtu, Shqipëria i ka garantuar Greqisë varreza për ushtarët e saj të rënë gjatë luftës italo-greke të viteve 1940-1941, ndërkohë që nuk ka marrë në këmbim të njëjtin koncesion për varreza apo memoriale të popullsisë civile çame të masakruar dhe dëbuar ngë trojet e tyre në Greqinë e sotme, më vitete 1944-1945.  

Të fundit