Flash News

KRYESORE

Influenca e Kinës dhe Koreja e Veriut, kryeministri i Japonisë nis turin në Europën Lindore

Nisma 18+1 e Kinës që ka për qëllim rritjen e influencës në rajonet e Europës Lindore dhe Juglindore ka sjellë së fundmi në Europë kryeministrin e Japonisë. Shinzo Abe do të zhvillojë një tur në disa shtete të këtyre rajone, ku Kina po investon shuma të mëdha, ndërkohë që Japonia ka patur gjithnjë një rol të vogël.

Abe mbërriti sot në Estoni, etapa e parë e turneut të tij, ndërkohë që në fokus të takimeve do të jetë gjithashtu  kërkesa për mbështetjen e politikës së Tokios sa i përket krizës së Koresë së Veriut.

Kjo është vizita parë të një drejtuesi japonez në tre vendet balltike dhe më pas në Bullgari, Serbi dhe Rumani.

Pavarësisht qetësimit këto ditët e fundit të tensioneve, në afrim të Lojërave Olimpike të dimrit në Korenë e Jugut, Abe vazhdon të kërkojë të rrisë presionin ndaj Phenianit për çështjen e programeve bërthamore dhe zhvillimit të raketave.

Kjo vizitë e Shinzo Abe në Serbi tregon edhe një herë tjetër rolin që po rifiton ky vend në rajonin e Ballkanit, ndërkohë që Shqipëria vijon të mos përbëjë interes për shumë çështje botërore.

Të fundit