Flash News

KRYESORE

Influenca ruse në Shqipëri, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut: Vendi juaj s’rrezikohet

Influenca ruse në Shqipëri, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut: Vendi juaj

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani që ndodhet prej disa ditësh për një vizitë në Shqipëri ka komentuar zërat e fundit që flasin se në vendin tonë ka ndikim rus.

Sipas Giulianit, Shqipëria nuk është prekur nga influenca ruse ndërsa u shpreh i shqetësuar për situatën në Veri të Kosovës, ku rusët po investojnë politikisht dhe ekonomikisht.

“Mendoj se vendi juaj është në formë të mirë sepse nuk ka ndikim rus këtu. Kjo është ajo çka dua të them në lidhje me rezistencën ndaj Rusisë. Kosova? Po. Mendoj se ky është problem. Por besoj gjithashtu se rusët po kërkojnë më shumë në veri. Më shumë si në Estoni. Ndoshta jo dhe aq në Letoni, ata janë pak më perëndimorë tani. Estonia ka një popullatë të madhe ruse”, ka deklaruar Giuliani në emisionin ‘Opinion”.

Të fundit