Flash News

KRYESORE

Influenca ruse në Shqipëri? Rama: Kush nuk është tifoz i Europës, e sheh një mundësi

Influenca ruse në Shqipëri? Rama: Kush nuk është tifoz i

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të përbashkët për median me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, u pyet nga gazetari i Vizion Plus në lidhje me influencë të mundshme ruse në Shqipëri, dhe se çfarë mase po merr qeveria shqiptare për ta parandaluar këtë influencë.

Rama u shpreh se kush nuk është tifoz i Europës, e sheh si mundësi.

"Rusia nuk është një vend tifozi i BE dhe natyrshëm nuk mund të ketë tifozllokë për ecurinë europiane të Ballkanit Perëndimor. Kjo nuk është sekret, dihet. Ne kemi një axhendë kombëtare kryefjala e të cilës është të bashkohemi në familjen europiane. Sa herë që kjo axhendë cënohet, aq herë kush nuk është tifoz i europës, i BE dhe integrimit europian të Shqipërisë padiskutim që sheh një oportunitet", tha Rama.

https://politiko.al/rama-batuta-me-zaev-duhet-te-paguani-shpenzimet-e-drekes/

Të fundit