Flash News

KRYESORE

Informacione të reja për dosjen “Tahiri-Habilaj”? Flet ministri italian: Gjyqësori është sfidë e Shqipërisë

Informacione të reja për dosjen “Tahiri-Habilaj”? Flet

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe homolohu i saj italian Andrea Orlando në  një deklaratë për median folën sot për bashkëpunimet mes dy vendeve.

Mirëpo, i pyetur nga gazetarët shqiptarë për çështjen Hablilaj dhe implikomin e Tahirit dhe nëse ministri ka sjellë ndonjë informacion të ri, Orlando foli shumë shkurt.

“Nuk komentoj vendimin e magjistraturës italiane. Detyra jonë është që shkëmbimet tyre të shkëmbehen në mënyrë më të mirë dhe jo të gjykojmë në vend të gjyqtarëve apo hetojmë në vend të prokurorëve”, u shpreh ministri.

Ndërsa më tej ai shtoi se shkëmbimi i informacionit mes dy vendeve ka qenë i shkëlqyer.

“Shkëmbimi i informacinit është i shkëlqyer dhe bashkëpunimi mes dy vendeve është i shkëlqyër. Të vetmet probleme që ekzistojnë janë mënyrat  vlerësimit mes dy vendeve. Ky problem mund të zgjidhet pas një ballafaqimi teknik.  Gjyqësori është sfidë e Shqipërisë dhe jo e jona”, shtoi më tej ministri.

 

Të fundit