Flash News

KRYESORE

Informacioni nga dreka informale në Tiranë: Ambasadori i shtetit të fuqishëm dyshon se Thaçi po bën lojë

Informacioni nga dreka informale në Tiranë: Ambasadori i shtetit

Ambasadorët e huaj të akredituar në Tiranë dyshojnë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke luajtur me çështjet e kufijve për të marrë ndonjë favor personal. Kreu i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, Besnik Mustafaj ka deklaruar në studion e ‘News 24’ se diçka e tillë i është thënë nga një ambasador i një shteti të rëndësishëm gjatë drekës informale që ka zhvilluar me të.

“Në një drekë me një prej ambasadorëve të rëndësishëm në Tiranë, ai kështu e quante”, iu përgjigj Mustafaj pyetjes së gazetarit nëse ky debat i lindur papritur mund të ishte një lojë personale e Thaçit në shkëmbim të ndonjë favori.

“Në marrëdhëniet ndërkombëtare asgjë nuk është e pamundur”, shtoi Mustafaj, i cili ka qenë edhe ministër i Jashtëm në qeverinë e parë të Sali Berishës.

Presidenti Thaçi ka kërkuar së fundmi korrigjimin e kufirit me Serbinë, por kjo po kundërshtohet ashpër nga të gjitha partitë politike në Kosovë. Edhe në Tiranë shumë zyrtarë janë shprehur kundër këtij propozimi, ndërsa Qeveria shqiptare nuk ka reaguar ende.

Ish-ministri i Jashtëm flet për raportet e Berishës me Thaçin: Ish-kreu i PD nuk e simpatizonte Hashimin

Të fundit