Flash News

KRYESORE

Informaliteti/ Basha kritika Ramës: Aksion për të grabitur sipërmarrjet e vogla, favorizon oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e shikon aksionin e qeverisë për të goditur informalitetin në vend, asgjë më shumë se sa grabitje ndaj sipërmarrjeve të vogla tyre për të financuar grykësinë dhe luksin e Edi Ramës dhe klientëve të tij milionerë

“Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare”, shkroi Basha në Facebook, ndërsa postoi edhe të dhëna që tregojnë për favorizimet për biznese të caktuara nga ana e qeverisë në kurriz të popullit.

“Rama është sponsorizuesi dhe përfituesi kryesor i informalitetit. Ai kaloi ligjet që favorizojnë klientët dhe oligarkët e tij, ndërkohë që rëndon me taksa dhe tarifa sipërmarrjet e vogla dhe të mesme. Ndryshe nga Rama ne besojmë në një ekonomi të lirë dhe konkurruese.”, vazhdoi kreu i PD-së.

Ai siguron shqiptarët se me të ardhur në pushtet, PD do t’u rikthejë frymëmarrjen dhe vendosi drejtësi për sipërmarrjet e vogla.

“Ky është vetëm fillimi i zgjidhjes. Do të anulojmë të gjitha politikat fiskale që janë me emër biznesi, do të lehtësojmë barrën fiskale për gjithë sipërmarrjen. Mbi të gjitha do të marrim masa për të ndëshkuar mafian që fshihet pas oligarkisë. Me parimin "ndiq paranë" do të bëjmë të mundur që biznesi i ndershëm të punojë dhe të ndëshkohen abuzuesit!”

Statusi i Bashës

Dhuna e gjobave dhe sekuestrimeve ndaj sipërmarrjeve të vogla që sigurojnë mbijetesën e shumicës së familjeve shqiptare, bëhet për të grabitur paratë e tyre për të financuar grykësine dhe lluksin e Edi Ramës dhe klientëve të tij milionerë. Si hajdut psiqik që është, vodhi të gjithë buxhetin e shtetit me kontrata dhe koncesione kriminale, por nuk do ndalet deri sa të vjedhë edhe pikën e fundit të mundit dhe gjakut të shqiptarëve. Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare.

Rama është sponsorizuesi dhe përfituesi kryesor i informalitetit. Ai kaloi ligjet që favorizojnë klientët dhe oligarkët e tij, ndërkohë që rëndon me taksa dhe tarifa sipërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Ndryshe nga Rama ne besojmë në një ekonomi të lirë dhe konkurruese.

Vjet në shtator ne prezantuam paketën Antimafia. Në të identifikuam kush janë përfituesit dhe abuzuesit e mëdhenj të buxhetit të shtetit si dhe rrugët që ndjek qeveria për t’i favorizuar.

U treguam shqiptarëve ligjet speciale Rama, taksat preferenciale Rama të aplikuara nga qeveria ndaj oligarkëve, tenderat Rama që ata kanë përfituar në kundërshti me ligjin si dhe koncesionet (PPP). Ua treguam me emër shqiptarëve se kush janë ata që përfitojnë nga këto grabitje ne ligj. Në Partinë Demokratike kjo listë po shtohet e plotësohet.

Ky është vetëm fillimi i zgjidhjes. Do të anullojmë të gjitha politikat fiskale që janë me emër biznesi, do të lehtësojmë barrën fiskale për gjithë sipërmarrjen. Mbi të gjitha do të marrim masa për të ndëshkuar mafian që fshihet pas oligarkisë. Me parimin "ndiq paranë" do të bëjmë të mundur që biznesi i ndershëm të punojë dhe të ndëshkohen abuzuesit!

Të fundit