Flash News

KRYESORE

Informaliteti / Bllokohen punimet në kantierin shumëkatësh të ndërtimit në Tiranë (video)

Informaliteti / Bllokohen punimet në kantierin shumëkatësh

Aksioni anti-informalitet në shtator do të jetë i fokusuar te firmat e ndërtimit. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj e bëri të qartë se nuk do të ketë më tolerime, ndërsa ishte e pranishme në bllokimin punimeve në një kantier ndërtimi në “Rrugën e Kosovarëve”.

Drejtori i Inspektoratit, Arben Seferi deklaroi se kanteri i pallatit shumëkatësh do të qëndrojë i mbyllur deri në marrjen e masave për normalizimin e të gjithë procesit të punës, pasi nuk respektonte ligjin për sigurinë në punë.

“Sa kemi mbaruar një proces inspektimi në të cilën kemi verifikuar shmangien në ligjin për sigurinë dhe shëndetin në punë, duke bërë pezullimin dhe mbylljen e kantierit të ndërtimit deri në marrjen e masave për normalizimin e të gjithë procesit".

Kontrollet sipas ministres në shtator do të shtrihen në të gjithë vendin për të luftuar punën në të zezë, por edhe shmangien e aksidenteve. "Një fokus i veçantë po realizohet edhe nga inspektorati i punës në atë që eliminon aksidentet në punë. 30% e punonjës janë të paregjistruar në sektorin e punës, ne duhet ti vendosim fre këtij informaliteti. Gjobat janë 0-50 fish e rrogës bazë, por ky nuk është objektivi jonë. Procesi do të vijojë i fokusuar muajin shtator te firmat e ndërtimit për të eliminuar sidomos aksidentet në punë. Ne do të intensifikojmë bashkëpunimin me bashkitë të na vendosin në dijeni që t'u paraprijmë masave" tha ajo.

Ministrja kishte kritika edhe për inspektorët. "Cilësia e inspektimeve nuk është e duhura, pasi kur shkon për inspektim një grup i dytë gjetjet janë të ndryshme, por ne nuk mund të kemi dy qasje.“. Në fund ministrja u shpreh se në ndihmë për aksionin 'na ka ardhur aplikacioni stop informalitetit ku kemi 12 mijë denoncime".

Të fundit