Flash News

KRYESORE

Informaliteti/ Rama publikon foto të hoteleve të bllokuara nga Velipoja në Ksamil: Akoma s’e kanë marrë vesh  

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot foto të hoteleve e restoranteve të bllokuara nga Hetimi Tatimor, pas konstatimeve se kanë shkelur ligjin.

Sipas Ramës, koha e përfitimeve abuzive në dëm të konkurrencës e të konsumatorit ka mbaruar.

“Stop Informalitetit.

Nga Velipoja deri në Ksamil vijojnë bllokimet ligjore të subjekteve që akoma s’e kanë marrë vesh, se koha e përfitimeve abuzive në dëm të konkurrencës e të konsumatorit ka mbaruar #ZeroTolerancë”, shkruan Rama.

Të fundit