Flash News

KRYESORE

Informimi në kohë pandemie, kreu i KSHM i shqetësuar për mungesën e transparencës qeveritare: Janë zhdukur konferencat për shtyp

Informimi në kohë pandemie, kreu i KSHM i shqetësuar për

Kreu i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali, në një lidhje me studion informative në Ora News ka shprehur shqetësim për mënyrën se si po përcillet informacioni në kohën e pandemisë.

Sipas Cukalit, qeveria e ka monopolizuar informacionin, pasi mungojnë konferencat për shtyp. Ai merr shembullin e Rusisë dhe e krahason me vendin tonë, me të përbashkëtën se në të dyja vendet mungojnë konferencat për shtyp, shumë të rëndësishme në situatën që po kalojmë. Cukali arsyeton se lind nevoja që mediat të përcjellin pyetjet që shqetësojnë publikun, përmes këtyre konferencave.

“Qeveria ka monopolizuar informacioni. Nuk ka më konferenca për shtyp. Jemi i vetmi vend, përpos Rusisë, ku qeveria nuk mban më konferenca dhe nuk pranon që tu përgjigjet pyetjeve të mediave.  Është e drejtë kushtetuese e publikut që të informohet. Media është aty që të bëjë pyetjet që shqetësojnë publikun në shtëpi.

Këtë periudhë konferenca e shtypit është zhdukur edhe pse këto kohë ka qenë tejet e nevojshme. Nuk kemi pasur një informacion të paanshëm, por vetëm atë të ardhur përmes qeverisë. Media duhet të ndihmohet nga qeveria dhe nuk mund të lihet pa ushtarë në terren. Sipas një raporti, vendi ynë ka numrin më të ulët të gazetarëve për banorë. Në vendet ku ka më shumë gazetarë, ka një liri të shtypi më të lartë”, u shpreh Cukali.

Të fundit