Flash News

KRYESORE

Inis Gjoni flet për vajzën: Si ia shpjegova mungesën e të atit

Inis Gjoni flet për vajzën: Si ia shpjegova mungesën e të

E ftuar në emisioni “Wake up”, Inis Gjoni ka folur në lidhje me premierën e saj “Çifti i çuditshëm” e ndër të tjera foli edhe për vajzën e saj Coco Antonel.

Inisi tregoi  se si e ka rritur vajzën e saj dhe se si ia ka shpjeguar mungesën e babait i cili humbi jetën në 2011.

Gjoni e ka rritur vajzën duke e mësuar se mungesa e babait në shtëpi ndodh për arsye të ndryshme dhe se një gjë e tillë nuk e bën Coco Antonel ndryshe nga të tjerët.

“Sigurisht që figura e babait është një shtyllë e rëndësishme në jetën e gjithkujt. Por ajo nuk e ka njohur! Megjithatë unë ia kam shpjeguar shumë thjeshtë, duke i thënë se jeta është e tillë. Disa e kanë lart në qiell, disa janë të ndarë, e disa të tjerë janë por më mirë të mos ishin sepse s’kanë asnjë lloj përgjegjësie.”- tregon ish-prezantuesja.

Të fundit