Flash News

KRYESORE

Injoroi rregullat e izolimit duke pirë birra me miq, kryebashkiakut në Australi i vendoset rreth dy mijë dollarë gjobë

Injoroi rregullat e izolimit duke pirë birra me miq, kryebashkiakut në

Një kryebashkiak në Australi është gjobitur pasi ka shkelur rregullin e izolimit duke pirë birra me miqtë.

Newsweek raporton se bëhet fjalë për kryebashkiakun e Victoria-s, Tony Herbert ndaj të cilit u vendos gjoba prej 1,652 dollarësh, ditën e enjte.

Gjatë vëzhgimit, policia mundi ta fotografojë kryebashkiakun duke pirë me një grup njerëzish të mbledhur jashtë një bari.

Ndërkohë, në reagimin e tij publik, kryebashkiaku Tony Herbert ka pranuar gabimin dhe ka kërkuar falje.

“Unë besoja se veprimet e mia për t’u angazhuar me pronarët e bizneseve si pjesë e rolit tim të kryetarit ishin brenda kufijve të ligjit. Sidoqoftë, e kuptoj se i kisha shkelur pa dashje ligjet e reja, ndaj dëshiroj të kërkoj falje”, ka thënë Herbert.

Australia aktualisht ka 6523 raste të konfirmuara me koronavirus, dhe 65 viktima.

Të fundit