Flash News

KRYESORE

'Inshallah' e Mogherinit për integrimin e Shqipërisë: Mali i Zi dhe Serbia po vrapojnë, Tirana...

'Inshallah' e Mogherinit për integrimin e Shqipërisë:
‘Inshallah’ shtoi në fund të fjalës së saj Federica Mogherini teksa ishte duke komentuar ecurinë e Shqipërisë drejt Bashkimin Evropian. Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme theksoi gjatë konferencës së përbashkët me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, se është fakt që Mali i Zi dhe Serbia po vrapojnë drejt BE-së, ndërsa shpreson, inshallah, që edhe vendet e tjera të jenë gati për të vrapuar. “Në rajon janë dy shtete që po vrapojnë dhe të tjerë që janë gati të vrapojnë, shpresoj, inshallah, dhe kjo strategji do të përfshijë të gjithë rajonin. Nuk bëhet fjalë për kryesuesit dhe ata që kanë mbetur pas, janë thjesht fakte. Janë dy vende që aktualisht po negociojnë kapitujt dhe të tjerët që duhet të hyjnë në këtë proces dhe të fillojnë të vrapojnë”, u shpreh Mogherini. Gjithsesi, në deklaratën përbashkët për shtyp pas mbledhjes së 9-të të Këshillit të Stabilizim dhe Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në Bruksel thuhet se vendi ynë njohu përparim në përmbushjen e kritereve politike për anëtarësim dhe vazhdimin e progresit përgjithësisht të qëndrueshëm në pesë prioritetet kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE. “Nuk e komentoj çështjen Tahiri”, ish-ministri: Respekt për gazetaren, na dha mundësinë të kuptojmë zonjën Mogherini... Gazetarja ‘gozhdon’ Bushatin nga Brukseli për Tahirin dhe drogën: Si përgjigjet ministri dhe Mogherini

Të fundit