Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
“Insinuatë e përdorim dashakeq”, ‘Lëvizja për Universitetin’ i përgjigjet sërish Manastirliut: Në teori ministrja është ngelëse se ka kopjuar
‘Lëvizja për Universitetin’ i është përgjigjur sërish ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, një ditë pasi mohoi akuzat dhe denoncimin se doktoratura e saj është plagjiaturë dhe është kopjuar fjalë për fjalë nga puna shkencore e diplomantit për master shkencor nga Republika e Afrikës së Jugut, Fannie Mnisi.
Në një reagim në rrjetin social Facebook, ministrja e mohoi dje akuzën duke thënë se doktoratura e saj është realizuar, bazuar në Rregulloret e FSHN, të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe duke e cilësuar denoncimin “insinuatë dhe përdorim dashakeq” ndaj saj.
Sot, lëvizja i sqaron edhe një herë se doktoratura e saj është kopjuar dhe se në teori ajo rezulton ngelëse, pasi ka kopjuar nga puna shkencore e diplomantit për master shkencor nga Republika e Afrikës së Jugut.
Reagimi i plotë:
NË PËRGJIGJE TË MINISTRES MANASTIRLIU!
Meqenëse Ministrja na akuzon se po krijojmë insinuata dashakeqe, na lind detyra të qartësojmë, edhe për publikun e gjerë, se çfarë është plagjiatura dhe sa herë takohet ajo në materialin e doktoraturës së zonjës Ministre.
Për ta nisur me pikën e parë, po i referohemi përcaktimit të plagjiaturës nga tre universitete të rangut botëror: Yale, Oxford dhe MIT. Në tekstin në vijim – edhe pse jo një punim shkencor – do përdorim referenca të sakta për të ilustruar se çdo të thotë të MOS bësh plagjiaturë.
Kështu, origjina e fjalës vjen nga gjuha latine dhe nënkupton fjalën “rrëmbim”, por plagjiatura sot në ambientet universitare është një shkelje që, për shembull, në universitetin Yale ndëshkohet me përjashtim për dy semestra [1]. Në botën akademike plagjiatura nënkupton përvetësimin e punës, të fjalëve apo të konkluzioneve që ka përdorur më parë dikush tjetër duke i paraqitur ato si punë personale. Sipas MIT, në “SHBA ligji i të drejtës së autorit (copyright) nuk mbron ide apo fakte, por mbron shprehjen specifike, origjinale të një ideje me fjalë apo me imazhe, kur ato shprehen në një formë të kuptueshme.”
Plagjiatura merr forma të ndryshme, siç i liston faqja e Oxford University [3], si më poshtë:
• Përdorimi fjalë për fjalë i një fjalie apo teksti pa përdorur thonjëza (çka evidentojnë se togfjalëshi është citim, si rasti në fjalinë më sipër) dhe pa përmendur burimin.
• Prerja dhe hedhja (copy-paste) e materialit nga interneti, përsëri, pa përmendur burimin.
• Parafrazimi i punës së dikujt tjetër vetëm duke ndryshuar pak fjalë, por pa ndryshuar linjën e tyre të argumentimit, e sigurisht pa e përmendur autorin.
• Vetë-plagjiarizëm, kur përdor të njëjtat ide dhe argumente duke “kopjuar” punën tënde të mëparshme.
Nëse i rikthehemi rastit të doktoraturës së Manastirliut, ajo ka përkthyer FJALË PËR FJALË paragrafët e diplomantit Fannie Mnisi, pa e përmendur askund emrin e tij në referenca. Kështu, ndërkohë që Mnisi ka shtjelluar me fjalët e veta përfundimet në të cilat kanë arritur studiues të tjerë para tij, që i shërbejnë punës së tij, duke i përmendur studiuesit në tekst dhe në referencat në fund, ministrja i ka rënë shkurt duke përvetësuar këtë shtjellim e duke e kaluar si të sajin. Në këtë rast, plagjiatura nuk është ndaj studiuesve që citohen, por ndaj Fannie Mnisit që ka bërë sintetizimin e ideve apo përfundimeve të tyre.
Ministrja thotë se këtë e ka bërë vetëm për pjesën “teorike” dhe jo për atë “praktike” dhe se ne i referohemi “4-5 citimeve”. Në fakt, thuajse kudo në tekst ku përmendet një autor i huaj, paragrafi është kopjuar ose nga puna e Fannie Mnisit, ose nga autorët indianë Dinesh Kumar dhe Babu J. Alappat [4], siç tregojnë fotot në vijim (as autorët në fjalë nuk përmenden në referenca). Kjo ndodh të paktën në dhjetë paragrafë të ndryshëm në dy kapitujt hyrës të doktoraturës. Te pjesa “praktike” nuk mund të aludojmë, por duket se në teori Ministrja merr notë ngelëse për shkak se ka kopjuar.
Një Ministër të mirë nuk e bën doktoratura, por nëse dikush gënjen kur vendos gurin e themelit të vet akademik apo profesional, nuk ka integritetin moral të drejtojë Ministritë e vendit.
[1]. https://ctl.yale.edu/…/understanding-and-av…/what-plagiarism
[2]. https://integrity.mit.edu/handbook/what-plagiarism
[3]. https://www.ox.ac.uk/studen…/academic/guidance/…/plagiarism…
[4]. https://www.researchgate.net/…/Analysis-of-Leachate-Contami…

Të fundit
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58