Flash News

KRYESORE

Insiston Partia Socialiste: Gent Cakaj do jetë ministër i Jashtëm, Rama qëndron përkohësisht

Insiston Partia Socialiste: Gent Cakaj do jetë ministër i

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla u shpreh sot para mediave se Gent Cakaj do jetë ministër i Punëve të Jashtme.

Këtë deklaratë Balla e bëri pas seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit ku u votuan dekretet e Ilir Metës për ndryshimet në qeveri.

Socialisti më tej theksoi se kjo detyrë do mbahet përkohësisht nga kryeministri Edi Rama derisa Gjykata Kushtetuese, të zgjidhë ngërçin e krijuar nga Presidenti Ilir Meta. Sipas Ballës, kreu i shtetit ka vepruar në shkelje të Kushtetutës kur rrëzoi dekretin për Cakajn.

“Gent Cakajn do ta kemi në kabinet sapo kushtetuesja të zgjidhë ngërçin me presidentin. Dhe kjo ka bërë që kryeministri ka propozuar emrin e tij për të qenë ministër i Jashtëm, deri në tejkalimin e kësaj situate. Kjo ka ndodhur edhe me z.Meta, kur iu besua detyra e zv/kryeministrit krahas njëherë ministër i jashtëm dhe njëherë ministër Ekonomie. Pra është një praktikë e konsoliduar parlametnare dhe kushtetuese”.

Rama është në pritje të dekretimit nga Presidenti Meta, i cili ka kërkuar kohë deri në marrjen e vendimit.

Të fundit