Flash News

KRYESORE

Inspektojnë rrugët nga dy herë, Rama thotë se ka ndërtuar më shumë kilometra se qeveritë e mëparshme

Në fillim të muajit shtator, gjatë një inspektimi të përfundimit të ndërtimit të mbilkalimit të Milotit, kryeministri Edi Rama u shpreh se qeveria e tij, si kilomentra, ka ndërtuar më shumë rrugë se qeveritë e kaluara.

“Kilometra real të ndërtuar janë shumë më tepër në këto pesë vite se sa në vitet e mëparshme”, u shpreh Rama, duke ‘harruar’ se në këto pesë vite, qeveria që ai drejton nuk arriti të përfundonte asnjë prej rrugëve për të cilat punimet kishin nisur më herët, si rruga Tiranë-Elbasan, By pass-i Fierit dhe ai i Vlorës, rrugën Delvinë-Kardhiq (inaguron sot nisjen e punimeve) apo edhe disa akse të tjera.

Por si i llogarit Rama kilometrat për rrugët e ndërtuara të cilat i dalin më shumë se qeveritë e mëparshme?

Për këtë mjafton të shohësh rrugën përgjatë liqenit të Pogradecit, e cila më në fund përfundoi së ndërtuari(ishte nisur që në qeverinë ‘Berisha’).

Në datën 1 shtator, Ministri i Transporteve, Damian Gjiknuri, njoftoi se aksi Lin-Pogradec tashmë është plotësisht i transformuar ndërsa inspektoi edhe rrugën e re. E njëjta rrugë u inspektua dje nga edhe nga kryeministri Edi Rama.

Për të njëjtën rrugë bëhen dy inspektime, edhe pse nga data 1 shtator, kur e vitizoi Gjiknuri dhe deri gjatë inspektimti që i bëri Rama në 29 shtator nuk ka pasur ansjë ndryshim.

Mesa duket inspekitmet nga dy herë të së njjëtës rrugë ngatërrojnë edhe llogaritë e Ramës.

Inspektimi i Gjiknurit 1 shtator

Inspektimi i Ramës

 

 

 

Të fundit