Flash News

KRYESORE

Inspektoriati Teknik gjobit 50 biznese në bregdet, pas tragjedisë së Velipojës

Inspektoriati Teknik gjobit 50 biznese në bregdet, pas tragjedisë

Ajo që ndodhi në Velipojë mund të ndodhë kudo. Hotele e restorante të mëdha ën gjithë vendin janë të pajisura fshehurazi, me të tilla “bomba” gazi me kapacitet 1000 litra. Por pas ngjarjes ka reaguar Inspektorati Shtetëror Teknik, i cili duhet të ushtrojë kontrolle në të gjithë vendin që të mos përsëriten ngjarje të tilla, me dëme shumë herë më të mëdha se në Velipojë. Të paktën 50 subjekte që ushtojnë aktivitet me objekt hotelerinë apo restorante janë gjobitur nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial gjatë kontrolleve rutinë të ushtruara në muajin korrik.  Të dhënat e publikuara nga ky Inspektorat tregojnë se gjobat e vendosura variojnë nga 500 mijë në 1 milionë lekë. Arsyeja e vendosjes së këtyre gjobave lidhet në një pjesë të vogël me mungesë dokumentacioni ndërkohe që shumica ka të bëjë me mosmiratim të projektit teknologjik të rezervuarit të gazit të lëngshëm.

Pothuajse shumica e subjekteve kanë zgjedhur si variant përdorimin e gazit sidomos në kuzhina, çka u rezulton me një kosto më të ulët sesa përdorimi i energjisë elektrike por për të instaluar këtë sistem duhet të merret miratim paraprak.

Bizneset e kaluara në kontroll i përkasin gjithë vijës bregdetare nga Konispoli, Borshi, Himara, Dhërmiu Golemi ndërkohe që përjashtim nuk bëjnë as restorante dhe hotele në Llogara ku numërohen të paktën shtatë subjekte të gjobitura.

Totali i gjobave të vendosura kap vlerën 10.7 milionë lekë dhe është numri më i lartë I gjobave I vendosur përgjatë gjithë muajve të këtij viti. Kjo vjen në kushtet kur maji dhe qershori kishin një numër modest prej 4 dhe 11 gjoba por që ishin të vendosura kryesisht në pika karburantesh.

Kontrolli përgjatë gjithë bregdetit në korrik duket se ka qenë pjesë e masave të Inspektoratit edhe në kuadër të sezonit turistik veror duke kërkuar rritjen e sigurisë dhe zbatimin korrekt të instalimeve të sistemeve të gazit, shkruan monitor.

Në 28 korrik në Velipojë ndodhi edhe incidenti më i fundit kur në një subjekt që ushtronte aktivitet bar-restorant pati një shpërthim të një rezervuari GNL të instaluar jashtë kushteve teknike.

Të fundit