Flash News

KRYESORE

'Instagrami' i nxjerr zbuluar, Kelvi dhe Dojna me një projekt të ri televiziv

Kelvi Kadilli dhe Dojna Mema u shfaqën bashkë për herë të parë në emisionin “Pop Culture” në “Top Channel”, ku i’u përshtatën më së miri këtij formati.

Ndërkohë, Dojna tregoi se do të vazhdonte të ishte pjesë e atij formati, Kelvi Kadillin la të kuptohej se ishte gati për të ndryshuar televizion.

Por postimet e tyre të fundit në “Instagram” tregojnë të kundërtën.

Në të njëjtin moment të mesditës së sotme, dy moderatorët postuan nga një foto në “InstaStory”, ku kërkojnë dy qen të racës “Doberman”.

Në postimin e saj Dojna shkruan: “Kërkohen dy doberman sexy”, ndërsa në shkrimin e Kelvit lexohet: “Kush ka qen doberman të rritur të më kontaktojë!”.

Ky detaj ka bërë që të mendohet që dy moderatorët po planifikojnë të vazhdojnë realizimin e një projekti së bashku, ku siç duket personazhe do të jenë dy qentë.

Të fundit