Flash News

KRYESORE

Instagrami kthehet në “monedhë”, restoranti ku paguhet në bazë të numrit të followers-ave

Instagrami kthehet në “monedhë”, restoranti ku paguhet

Dy biznesmenë italianë, do të hapin në Milani restorantin e tyre më të ri, ku pagesa e porosisë do të paguhet në bazë të numrit të followers-ave që klienti ka në Instagram.

Sigurisht, të favorizuar janë ata persona të cilët kanë më shumë ndjekës në këtë rrjet social, i cili në këtë rast mund të konsiderohet edhe si një “monedhë”.

“Ju porosisni pjatën e parë dhe publikoni foton e saj në Instagram duke bërë tag restorantin. Pastaj në varësi të numrit të njerëzve që ju ndjekin në Instagram, ndryshon mënyra se si do të paguani”, shprehen biznesmenët.

Nga 1000 deri në 5000 ndjekës do të kenë një pjatë më të lirë sesa ajo që kanë porositur.

Nga 5 mijë deri në 10 mijë ndjekës do jenë dy pjata falas. Nga 10 000–50 000 mijë deri në katër pjata, 50 000-100 000 do kenë 8 pjata falas dhe mbi 100 mijë ndjekës do të porosisin gjithçka falas.

Të fundit