Flash News

KRYESORE

INSTAT: Biblioteka Kombëtare, ulet numri i lexuesve me 31.3%, 927 tituj të rinj librash

INSTAT: Biblioteka Kombëtare, ulet numri i lexuesve me 31.3%, 927 tituj

Numri i titujve të rinj të librave gjatë tremujorit të parë 2017 është 927, raporton Instituti i Statistikave, (INSTAT).  Numri i frekuentuesve të Bibliotekës Kombëtare në tremujorin e parë 2017 është 35.707, duke shënuar rënie me 31,3 %, krahasuar me tremujorin e parë 2016. Sipas INSTAT-it, në tremujorin e parë 2017, në Bibliotekën Kombëtare janë afishuar 4.874 botime, 11,6 % më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga këto botime 927 ishin tituj të rinj dhe 3.947 ekzemplarë të rinj.

Kujtojmë se në muajin shkurt 2017 në Bibliotekën Kombëtare ra zjarr, më katin e dytë në bodrum. Nga ky zjarr u dogjën një sasi e konsiderueshme librash, por që as sot, pas 6 muajsh, ende nuk kemi një raport të saktë nga BK se sa libra janë djegur e sa tituj. Ende nuk kemi një fajtor për rënien e zjarrit, ende nuk është hapur plotësisht shërbimi për fondin e këtij kati e të tjera pikëpyetje që as drejtoresha Persida Asllani e as Ministria e Kulturës nuk i japin dot përgjigje. Çudia 3 ditë zgjat!

 

Të fundit