Flash News

KRYESORE

INSTAT fiton pavarësinë nga Qeveria. Domethënë nuk do të na gënjejë më?

INSTAT fiton pavarësinë nga Qeveria. Domethënë nuk do

Sipas një vendimi të marrë së fundmi nga qeveria, Instituti i Statistikave do të kalojë nga institucion në varësi të kryeministrit, në institucion publik të pavarur, po ku qëndrojnë avantazhet e të qenit INSTAT një institucion publik që ndikojnë sigurisht drejtpërdrejt edhe të konsumatori.

Pikë së pari duhet thënë se tashmë Drejtori i Përgjithshëm do të miratohet nga Kuvendi, me propozim të qeverisë në një garë mes më shumë kandidatëve, ku bëhet e ditur se numri minimal do të jetë tre, ndaj dhe mund të pretendojmë për një garë të ndershme.

Pikë së dyti duhet të dimë se ky status i ri juridik është shkalla më e lartë që do të rritë imazhin e institucionit, besueshmërinë e publikut në statistika cilësore të paanshme e transparente si dhe do të ndikojë drejtpërdrejt në funksionimin profesional të Sistemit Kombëtar Statistikor.

Së treti mund të themi se tashmë INSTAT-i është person juridik publik i pavarur, që organizohet në nivel qendror dhe brenda strukturës organizative të INSTAT-it dhe në varësi të tij operojnë zyrat rajonale statistikore të nivelit vendor.

Së katërti vjen edhe rritja e nivelit të pagave për punonjësit , ashtu sikurse ndodh edhe në institucionet e tjera publike të pavarura.

Së pesti, në nenin 36 të projektligji parashikohet që INSTAT të ofrojë shërbime statistikore të tretëve (privatë), kundrejt tarifave. Nga arkëtimet që do të ketë INSTAT në shërbimet ndaj privatëve, 90 % e të ardhurave do t’i përdorë vetë institucioni ndërsa 10 % do të derdhen në buxhetin e shtetit.

Dhe e fundit po jo më pak e rëndësishmja është që nuk ka për të pasur më problematika rreth refuzimit të dhënies së informacionit statistikor për punonjësit e INSTAT e në këtë rast, ligji i ri parashikon detyrimin ligjor për dhënien e tyre. Në rast refuzimi, penalitetet variojnë nga 50 mijë deri në 300 mijë lekë. Për institucionet publike, gjoba i jepet drejtuesit të institucionit.

 

 

 

 

 

Të fundit