Flash News

KRYESORE

INSTAT: Rrritet me 11 % më shumë numri i shtetasve të huaj që hyjnë në vend, 208 mijë vetëm për pushime

Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar në muajin qershor 2017, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, është 816.877. Krahasuar me qershorin e 2016-ës, ky tregues rezulton me rritje 8,0 %.

Referuar raportit mbi “Lëvizjen e shtetasve”, publikuar të enjten nga INSTAT, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 437.820 dhe krahasuar me qershorin e 2016-ës, ky numër është rritur me 11,0 %.

Numri i vizitorëve të huaj të hyrë në Shqipëri për qëllime pushimi dhe vizita ditore në muajin qershor 2017, rezulton 207.972, ndërsa në qershor 2016 ky numër ishte182.606 duke shënuar një rritje me rreth 13,9 %. Rritet me 11 % numri i shtetasve të huaj që hyjnë në vend.

 

Të fundit