Flash News

KRYESORE

INSTAT: Shqiptarët ‘braktisin’ Italinë, po vishen me mall turk dhe kinez

INSTAT: Shqiptarët ‘braktisin’ Italinë, po vishen me mall

Shqiptarët duket se po largohen gjithnjë e më shumë produkteve të veshmbathjeve nga Italia, duke afruar më shumë ato që mbajnë etiketat  “Made in China” dhe “Made in Turkey”.

Sipas ‘Scan’, referuar të dhënave nga INSTAT, Shqipëria ka importuar rreth 1.1 miliardë lekë tekstile dhe këpucë nga Turqia në periudhën janar-shtator 2019, ndërsa kanë hyrë nga Turqia 13 miliardë lekë tekstile dhe këpucë.

Krahasuar me një vit më parë, rezulton një rritje, kur importet ishin 11.9 miliardë lekë.

Edhe mallrat nga Kina gjatë të njëjtës periudhë ka njohur rritje të madhe.

Në periudhën janar-shtator 2019, Shqipëria importoi nga Kina 8.6 miliard lekë veshje, duke njohur një rritje me 1.3 miliard lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sa i takon importit nga Italia, këtë vit importi i veshjeve ka njohur rënie me 1 miliard lekë.

Të fundit