Flash News

KRYESORE

“Institucionet demokratike dhe fjala e lirë ka rënë”, Kadilli: Por kur të ringrihen, do të duhet të qërojmë llogaritë

“Institucionet demokratike dhe fjala e lirë ka rënë”,

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli e ka konsideruar shembjen e Teatrit një akt të pastër politik, dhe se kjo tregon fytyrën e vërtetë të atyre që ndodhen në krye të vendit.

Në një reagim në facebook, Kadilli shprehet se kjo qeveri ka bërë që fjala e lirë dhe institucionet demokratike të bien, por kur të ringrihen shton ai, “do të duhet të qërojmë llogaritë.”

Reagimi i plotë:

Nuk eshte me Teater

1- Shembja e godines se Teatrit Kombetar eshte akt politik. Nuk eshte veper zhvillimi, nuk eshte projekt ndertimi. Nuk eshte veper kulturore. Eshte veper e paster politike. Akti politik tregon fytyren e politikes.

2- Ajo qe ndodhi nuk eshte Teater. Ajo qe ndodhi eshte realiteti yne politik.Kete politike kemi mbi krye. Kjo politike po na sundon.

3- Gjithkush qe bashkepunom me kete politike te mos genjeje veten se u ndodh i perfshire ne nje porjekt ndertimi, zhvillimi, kulture. Jo. Eshte perfshire si bashkepunetor i politikes qe sundon. Bashkepunetor i sundimit te Rames mbi demokracine.

4- Sot ka rene perfundimisht cdo institucion demokratik. Ra protest. Ra gazetaria. Ra fjala.

5- Do te ringrihen. Do vije shpejte dita qe do te ringrihen. Per kete duhet kontributi i cdo qytetari qe do lirine, qe do te jetoje ne nje shoqeri demokratike.

6- Kur ato qe rane te ringrihen, do te duhet te qerojme llogarite.

Të fundit