Flash News

KRYESORE

Institucionet shtetërore nuk kursehen për shpenzime luksi, 2. 5 miliard lekë për limuzina e fuoristrada

Pas Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka shpallur tenderin për blerjen e tre automjeteve, konkretisht një Sedan LWB, 113 milion lekë; 2 fuoristrada SUV, 91 milion lekë copa, të tjera institucione shtetërore kanë hapur garën për blerje makinash.

Rekordin e mban Autoritetin Kombëtar i Ushqimit, i cili kërkon 37 automjete vetura me vlerë total 500 milion lekë ose 1 copë 13.5 milion lekë, ndërsa po ashtu interesohet edhe për 1 automjet sedan limuzinë me vlerë 88 milion lekë.

Më poshtë janë emrat e institucioneve përkatëse dhe vlera e automjeteve të kërkuara të cilat janë publikuar nga Departamenti i antikorrupsionit, aksesit në sherbime dhe transparences në Partinë Demorkatike:

  • 1 automjet sedan limuzinë për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlerë 88 milion lekë;
  • 1 automjet për Agjencinë Kombëtare të Turizmit, me vlerë 100 milion lekë;
  • 37 automjete vetura për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlerë total 500 milion lekë ose 1 copë 13.5 milion lekë;
  • 1 fuoristradë për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlerë 44.4 milion lekë;
  • 14 fuoristarda për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlerë total 361 milion lekë ose 1 copë 26 milion lekë;
  • 1 autoveturë për Komisioneret Publikë, me vlerë 21 milion lekë;
  • 1 autoveturë për Komisionin e Pavarur te Kualifikimit, me vlerë 30 milion lekë;
  • 1 automjet për Qëndrën Kombëtare të Biznesit, me vlerë 25 milion lekë;
  • 1 fuoristradë për Inspektoratin Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut, me vlerë 25 milion lekë;
  • 1 automjet 8 + 1 për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, me vlerë 27 milion lekë;
  • 1 automjeti për transport materialesh + personash (i vogel) 4+1 vende për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, me vlerë 20 milion lekë;
  • 1 fuoristradë për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar, me vlere 27 milion leke;
  • 1 automjet për SHÇBA, me vlerë 20 milion leke;
  • Blerje 1 automjet për Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë, me vlerë 39 milion leke;
  • Blerje 12 automjete frigoriferike për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlere 375 lekë ose 1 copë 31.3 milion lekë;

 

 

Të fundit