Flash News

KRYESORE

Instituti i Studimeve Politike: Deputetët e rinj, imitime të liderëve, jo prurje cilësore

Një sondazh i Institutit të Studimeve Politike, kryer me mbështetjen e Mbretërisë së Vendeve të Ulta (Hollandës) ka anketuar opinionin publik ndër të tjera edhe në lidhje me deputetë e rinj në Kuvendin e Shqipërisë. Qytetarët janë pyetur nga anketuesit e ISP nëse deputetë e rinj janë prurje cilësore apo imitime të liderëve të partive respektive. 65 përqind e  shqiptarëve mendojnë se ata janë imitatorë dhe përsëritës të profileve të liderëve të tyre, dhe jo autentikë, sipas sondazhit të ISP.

Vetëm 3.5 përqind e të anketuarve thonë se deputetë e rinj nuk janë imitues.

Në publik dhe media ka pasur gjithmonë debat nëse prurjet e reja parlamentare sjellin vlera për parlamentin, individë me integritet dhe ide politike, apo sjellin emra të rinj që imitojnë liderët politikë të partive të tyre.

Të fundit