Flash News

KRYESORE

ISP: Listat e 'partive familjare', CV-të skandaloze janë kambana alarmi për përfaqësimin partiak në Shqipëri

ISP: Listat e 'partive familjare', CV-të skandaloze janë

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook Instituti i Studimeve Politike, ka ngritur alarmin mbi gjendjen ku ndodhet përfaqësimi partiak e politik në Shqipëri.

Sipas ISPlistat e mërparshme 'familjare' të publikuara prej tyre, të dhënat skandaloze për CV e kandidatëve dhe të dhëna që do vijojnë të publikohen në ditët në vijim, - janë kambanë alarmi për gjendjen moçalore ku ndodhet përfaqësimi partiak e politik në Shqipëri, dhe ftesë urgjente për një reformim tërësor të legjislacionit mbi partitë politike dhe zgjedhjet.

Statusi i plotë:

Ju kujtohet debati për listat familjare të partive 2017? Zgjati vetëm një ditë në Facebook. Kaq. Sepse gjërat serioze nuk merren seriozisht në Shqipëri. Cudia zgjat 3 ditë, - thotë shprehja jonë dhe ky është një prej atyre rasteve që i jep të drejtë. Të dhënat e nxjerra nga stafi i Institutit të Studimeve Politike ofrojnë raste të tjera të shumta të kandidimit familjar. Janë të dhëna nga partitë Aleanca Demokristiane, Aleanca Arbnore, Fryma e Re Demokratike, MEGA, Socialdemokratët, etj. Konkurrojnë si familje, shumica e rasteve në krye të listës dhe ku pasuesi familjar pason edhe listën.

Drejtuesi i MEGA kishte të drejtë kur pranoi listën kritike të ISP dhe tha se ligji i detyron partitë e vogla të krijojnë lista formale kandidimi në qarqe ku ato nuk kanë anëtarësi e shtrirje. Por ai nuk kishte të drejtë kur listat familjare të kandidimit i quan normalitet dhe kur partitë familjare prezantohen në media e në publik si “alternativa serioze” dhe bëjnë sikur bëjnë politikë. Thelbi i mbijetesës së tyre: përmes ca votave në zgjedhje sigurohet minimumi i nevojshëm për të marrë ca poste drejtorësh në rrethe ose në administratën qëndrore. Kaq. Kaq duan, kaq ëndërrojnë, kaq synojnë, për kaq punojnë. Të tjerat,- fjalët për programe, alternativa, parime, etj, janë fjalë boshe, alibi dhe mbulim për qëllimet e verteta.

Të dhëna të tilla, përfshirë listat e mërparshme familjare të publikuara nga ISP, të dhënat skandaloze për CV e kandidatëve dhe të dhëna që do vijojnë të publikohen në ditët në vijim, - janë këmbanë alarmi për gjendjen mocalore ku ndodhet përfaqësimi partiak e politik në Shqipëri dhe ftesë urgjente për një reformim tërësor të legjislacionit mbi partitë politike dhe zgjedhjet.

Të fundit